Fushata në kishë e Tërmet Peçit/ Vasili: Mallkuar qofshin! Mëkat më të rëndë se ky nuk ka

23 Qershor 2019, 15:39| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 15:46

  • Share

Zhvillimi i fushatës zgjedhore në kishë nga kryetari i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi ka sjellë një reagim nga ana e kreut të LSI-së, Petrit Vasili.

Ky i fundit e ka cilësuar këtë veprim si një akt dhune ndaj kishave.

“Mëkat më të rëndë se ky nuk ka. Ky kalon çdo kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet. Asnjë shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit.”-shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, Mallkuar qofshin!!(FOTO).

Edi Rama dhunon kishat.

Rilindja vë dorë edhe mbi kishat.

Maskarënjtë e rilindjes bëjnë fushatë brenda në kishë.

Shikojini FOTOT se si në Lekël, të Bashkisë Tepelenë, bëjnë fushatë brenda në kishë.

Flasin kusarët e rilindjes me kryqin e shenjtëruar përballë!?

Mëkat më të rëndë se ky nuk ka.

Ky kalon çdo kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet.

Asnjë shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit.

Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave?

Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin.

Vetëm këta mund ta bëjnë.

Pushteti tyre është i nemur, është i mallkuar pasi është prodhim i të pa feve, që fe kanë krimin vjedhjen dhe grabitjen.

Refuzojini ashpër këta vandalë të besimit, që arritën kulmin e mëkatit të tyre njerëzor.

Eshtë i bekuar dhe legjitim çdo qëndrim,veprim apo aksion ndaj tyre.

Të gjithë bashkë kundër atyre, që nuk besojnë tek atdheu, tek familja dhe tek zoti!!

Komento

Komente

  • asolingo: 23/06/2019 16:41

    Mallkimet ngate poshtrit nuk zene,perkundrazi u behet gjake e dhjame o i pafytyre o rufjan i komunizmit o cipeplasur o kokpalare e cte them tjeter o njeri pa dinjitet.

    Përgjigju
  • Tarasi: 23/06/2019 15:48

    ik o baxhelle...si ske pik seder o vasil

    Përgjigju
    • Bukri: 23/06/2019 18:44

      Po ke fytyre ti te mallkosh o plere e familjes tende ne rradhe te pare pastaj i popullit, ptyy servil iprofesoreshes doktoreshes hajdut ne ministrin e shenetsis. Te vrafte zoti me buke ne goje

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?