Ministri serb, Ivica Daçiç

Fushata kundër njohjes së Kosovës, Daçiç: Ndërkombëtarët duam të heqim dorë, irritohen shqiptarët

5 Nëntor 2018, 09:25| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 09:34

  • Share

SERBI- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur për mediat serbe se ndërkombëtarët i kanë kërkuar që të pezullojë fushatën, ku ai i kërkon vendeve që e kanë njohur Kosovën ta tërheqin mbrapsht atë.

Pala shqiptare është ankuar tek perëndimorët për mua, dhe Perëndimi po kërkon që ne ta ndalojmë këtë fushatë, sepse i irriton shqiptarët dhe dëmton dialogun ndaj tyre. Sipas tyre, lobimi që ata bëjnë për njohje të reja është i mirë.

Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë

Ndër të tjera Daçiç ka folur edhe për tërheqjen e Grenadës, duke e cilësuar një rezultat të madh.

Pavarësisht presionit nga ndërkombëtarët, Daçiç shprehet se qëllimi i Beogradit mbetet që numri i njohjeve të Kosovës të bjerë nën njëqind deri në fund të vitit nga 102 vende që e njohin atë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?