Fushata elektorale prodhon tjetër ndarje në PD! Alibeaj vetëm me 10 deputetë, të tjerët kërkojnë vota për kandidatët e Berishës (EMRAT)

2 Maj 2023, 17:08| Përditesimi: 2 Maj 2023, 18:45

  • Share

Në mungesë të kandidatëve të tyre për kryebashkiakë, deputetët e Partisë Demokratike po braktisin logon zyrtare duke bërë fushatë për kandidatët e dalë përmes procesit të primareve, që tashmë në mungesë të vulës, u regjistruan në koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Metës, Dules e Ndokës.

Fushata e zgjedhjeve vendore po prodhon një ndarje të re të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në më shumë se dy javë, që kur ajo nisi zyrtarisht në krah të Enkelejd Alibeajt, në takimet për 14 kandidatët që PD nxorri në garë, janë shfaqur shumë pak deputetë.

Deputetët krah Alibeajt në fushatë

1. Andia Ulliri    
2. Arbi Agalliu  
3. Eralda Bano (Tase)   
4. Flamur Hoxha 
5. Flutura Açka  
6. Kreshnik Çollaku
7.  Lefter Gështenja
8.  Merita Bakiu
9.  Orjola Pampuri

Të tjerë deputetë, të linjës zyrtare, fushata për të rimarrë bashkitë, I ka pozicionuar hapur krah kandidatëve të “Bashkë Fitojmë”, duke u rreshtuar me deputetët e Rithemelimit. Këta deputetë janë:

1. Gazment Bardhi   
2. Dashnor Sula
3. Dhurata Tuli (Çupi)  
4. Ferdinant Xhaferaj   
5. Ledjon Nallbati
6. Ilda Dhori
7. Ramadan Likaj
8. Saimir Korreshi
9. Xhelal Mziu 

Në mesin e deputetëve, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të rrinë në heshtje, duke kërkuar, kryesisht nga rrjetet sociale votën vetëm për logon zyrtare të PD. Në mes të këtyre deputetëve është Jorida Tabaku, por edhe Lulzim Basha, i cili ndonëse kishte premtuar  fushatë në të gjithë vendin, mungesa e kandidatëve duket se e ka bërë të ndërrojë mendje.

Aleatë kryesorë në këtë fushatë, vecanërisht për Tiranën, Enkelejd Alibeaj ka kryesinë e PD, e cila gjithsesi nuk ka mbështetje elektorale në bazë.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 02/05/2023 22:56

    E vertete eshte. E pane qe Basha dhe Enkelejdi po i marrin per vete te gjitha dhe jane hedhur nga krahu tjeter. Ose do kene dhene para se te behen deputet dhe skane me detyrime per Bashen.

    Përgjigju
  • [email protected]: 02/05/2023 22:13

    Pse po' ikin keto deputate si duket Like foriri dhe non grata i Kane dhene ndonje Pako.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?