Fkamur Hoxha me qytetarët e Kukësit

Politikë

Fushata elektorale në Kukës, Flamur Hoxha i PD: Rama shpopulloi vendin, bashkohuni me ne, do të shtojmë vendet e punës

2 Prill 2021, 12:37| Përditesimi: 2 Prill 2021, 12:40

  • Share

Flamur Hoxha, drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD në Kukës, ka zhvilluar takime me qytetarët e Kukësit.

Fillimisht është takuar me banorët e Kolesjanit dhe i ka bërë thirrje të bashkohen më programin e demokratëve, pasi sipas tij Rama po e shpopullon vendin.

Hoxha ka zhvilluar edhe një takim në Ujmisht, ku i foli banorëve për programin e PD në zonat rurale, për bujqësinë dhe blegtorinë. Ai premtoi se do të shtojnë vendet e punës kryesisht për të rinjtë.

Gjatë takimit të zhvilluar në fjalët e tij ai tha se Rama mashtroi qytetarët, dhunoi dhe premtoi 300 mijë vende pune por sipas tij ka larguar nga vendi 500 mijë shqiptarë.

“Pushteti i Rilindjes u futi në borxh për energjinë kur nga ujërat tona furnizohet me energji i gjithë vendi. Rama na mashtroi, dhunoi, premtoi 300 mijë vende pune por largoi nga vendi 500 mijë shqiptarë.”, tha Hoxha gjatë takimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?