vaksina anti-COVID

Fushata e vaksinës për Covid-19, Ballkani Perëndimor ndihet i përjashtuar

25 Janar 2021, 12:54| Përditesimi: 25 Janar 2021, 13:01

  • Share

Më 27 dhjetor të 2020, vaksinimi anti-COVID i qytetarëve ka nisur në BE me Pfizer.

Të nesërmen, Komisioni Evropian miratoi një paketë  prej 70 milion eurosh për Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar shtetet e rajonit të vaksinojnë më të rrezikuarit.

Por nismat e unionit janë lënë në hije nga shqetësimet dhe pakënaqësitë e shumë vendeve në rajon, të cilat ndihen të lëna pas dore.

Teksa në Shqipëri dhe në Serbi vaksinimi për COVID-19 ka nisur vendet e tjera të Ballkanit ndihen ende të pasigurta për sa i përket marrjes së dozave të vaksinave.

Një nga zërat më kritikë për sa i përket pakënaqësive lidhur vaksinimin Ballkanin Perëndimor ishte ai i kryeministrit shqiptar Edi Rama

“BE na ftoi të investojmë ekskluzivisht në sistemin COVAX. Por nëse do të ndiqnim vetëm udhëzimet e Brukselit do të na duhej të prisnim për një kohë të pacaktuar” tha Rama më 11 janar, pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, pjesë e një donacioni.

Me gjithë kritikat e Ramës, Shqipëria – së bashku me Serbinë – është një nga dy vendet në Ballkanin Perëndimor që tashmë ka arritur të fillojë vaksinimin.

Në fillim të janarit, qeveria e Tiranës njoftoi arritjen e një marrëveshje për blerjen e 500.000 dozave të vaksinës Pfizer / BioNTech, nga të cilat 10.000 kanë mbërritur tashmë në vend. Megjithatë, Rama refuzoi t`ia bënte marrëveshjen publike duke përmendur “sekretin tregtar”. Fushata e vaksinimit do të përfshijë fillimisht rreth 23.000 punonjës në sektorin e kujdesit shëndetësor, së bashku me personat mbi 75 vjeç.

Por sipas mediave lokale, rruga e fushatës së vaksinimit do të jetë e gjatë: parashikimet më optimiste flasin për të paktën 14 muaj, ndoshta deri në 2 vite. Situata në Serbi është më dinamike. Beogradi nisi mënyrë simbolike vaksinimet që më 24 dhjetor, kur kryeministrja Ana Brnabic ishte ndër të parat që mori dozën e parë të vaksinës (Pfizer/BioNTech, dërgesa e parë 5.000 doza). Tashmë Serbia është i vetmi vend në Ballkan Pfizer, sputnik V, Sinopharm

Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë dy vende të cilat kanë arritur një marrëveshje me Pfizer dhe pritet së shpejti të mbërrijnë në vend dozat e para të vaksinës. Shkupi ka njoftuar se ka siguruar 800.000 doza të kësaj vaksine deri në fundin e vitit 2021.

Më 6 janar, edhe Kosova deklaroi se i pret në shkurt vaksinat e para. Në total, Prishtina ka siguruar blerjen e 535.000 dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë farmaceutike, dhe 600.000 të tjera falë një marrëveshje dypalëshe me qeverinë austriake (plus 720.000 doza nga sistemi COVAX).

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ka ende shpresë për

Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi, gjithë shpresat janë të veruara nga COVAX.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?