Fushata për kreun e PD/ Basha ‘rikthim’ me teza të vjetra! ‘Zgjon’ Aleancën Qytetare për Demokracinë

1 Korrik 2023, 14:06| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:11

  • Share

Një shans i ri për Lulzim Bashën, për të drejtuar sërish Partinë Demokratike, nuk po përkthehet në ide të reja të ish-kryedemokratit për rrugën që do të ndjekë e djathta për t’u kthyer në alternativë qeverisëse.  Rishfaqja e tij në politikë pas 1 viti pauzë, u bë me platformën e vjetër të vettingut të Politikanëve, listave të hapura dhe kufizim të mandateve të kryeministrit. 

Edhe fushatën po e zhvillon po njëjtë, me konceptet e vjetra, aty ku e la një vit më parë. Nga njësia 2 ku zhvilloi një takim për fushatën e 29 korrikut, Lulzim Basha artikuloi idenë e një aleance me intelektualë për forcimin e PD-së, të quajtur “Aleanca Qytetare për Demokracinë”. Por edhe kjo nuk është një ide e re, por një organ i përcaktuar edhe në statutin aktual të PD, strukturë që gjithsesi fle vetëm në letra dhe nuk u ngrit kurrë. 

“Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve. Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës” tha Lulzim Basha në rrjetet sociale, vendi i vetëm ku ka zgjedhur të shpalosë takimet e tij për fushatën e rikthimit në krye të PD", shkruan Basha.

Aleanca Qytetare për Demokracinë sipas ndryshimeve të bëra në statutin e PD, në Kuvendin e 18 dhjetorit, është një organizatë partnere që përbëhet nga intelektualë që jo domosdoshmërish duhet të jenë anëtarë partie, por duhet të jenë në të paktën 10% e të posteve drejtuese në parti.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 01/07/2023 18:32

    mund ti pranoj vetem vetingun e politikaneve per kufizim mandati si Bolsonaro ne Argjentine ne rast denimi me vendim te formes se prere po kjo e listave te hapura eshte gomarlliku me i madh do ishte me mire te korrektohet vota ne proporcional ne 3 ose 4 kolegje zgjedhore nga 1 me 12 qarqe se keto lista te hapura si te ishin konkurse ne administrate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?