"Furtunë' tek Qendra e Kontrollit Teknik në Fier! 1 shkarkohet nga puna, 6 të tjerë pezullohen

12 Dhjetor 2023, 11:19| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 16:52

  • Share

Gjashtë punonjës pranë Qendrës së Kontrollit Teknik në Fier janë pezulluar nga detyra, ndërsa për një është marrë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës

Masa është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)

Këto masa, bën të ditur DPSHTRR u morën pas indicieve, pamjeve filmike dhe verifikimit paraprak. Gjithashtu ka nisur dhe një hetim administrativ i brendshëm vijon për konkluzionet përfundimtare, ndërsa shërbimi do të vijojë me zëvendësim.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bëhen palë në shkeljen e ligjit, të mos tentojnë korruptimin, rryshfetin sepse do të kallëzohen njëkohësisht me personelin që abuzon me detyrën. Përgjegjësia sa vjen e rritet për të eliminuar dhe goditur fenomenet negative si edhe për të larguar nga institucioni ynë, përmes kontrolleve e sistemeve digjitale dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha organet ligjzbatuese, të gjithë elementet që nuk e meritojnë të jenë punonjës të shërbimeve të transportit rrugor”, bën të ditur DPSHTRR.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noc Rroku: 13/12/2023 18:56

    Pa pagu nuk qarkullon dot, O shefi na ço adresën që të ti pagujmë TY o shef i MADH.9

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?