Manuel Rui Costa

'Furtunë' te Benfica, gjigantët e Portugalisë dyshohen për ndeshje të trukuara! Nën hetim edhe Rui Costa

8 Janar 2023, 21:24| Përditesimi: 8 Janar 2023, 21:25

  • Share

Futbolli evropian po bën bujë për trukime ndeshjesh, kjo edhe në nivel të lartë. Këtë herë skandali është përqëndruar në Portugali, aty ku gjigantët e Benficës dhe presidenti i tyre Manuel Rui Costa janë nën hetim për kurdisje të rezultatit.

Ne mediat luzitane është konfirmuar se Prokuroria e këtij vendi ka nisur një hetim për Benfican dhe anëtarët e bordit nga viti 2016-2020, me këta të fundit që janë ende në detyrë. Edhe "Shqiponjat" kanë konfirmuar hetimin, teksa mes emrave që janë në listë është edhe ai i Rui Costas.

Verën e 2021 Rui Costa zuri vendin e ish-presidentit Luis Filipe Vieira, i cili dha dorëheqjen për përfshirjen në një mashtrim tatimor. Benfica është në pritje të hetimit, duke dashur të kuptojë se deri në çfarë mase shkon trukimi i dyshuar i ndeshjeve dhe pasojat e tyre.

Disa e-maile të marra nga hakerat kanë nxitur Prokurorinë në Lisbonë të hetojë klubin e madh luzitan, teksa edhe vetë Benfica konfirmon se janë të gatshëm për një bashkëpunim me autoritetet për t'i shkuar deri në fund të vërtetës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?