Furnizonte me kanabis të gjithë Britaninë, dënohet me 4 vite burg shqiptari i njohur si ‘djalli’! Mburrej se kishte copëtuar rivalët e tij

18 Gusht 2023, 09:12| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 13:55

  • Share

Selamet Mehmetaj, i njohur si “djalli” shqiptar që furnizonte me drogë të gjithë Britaninë e Madhe është arrestuar nga policia, pas një hetimi nisur nga një ofertë e tij për t’ju shitur kanabis gazetarëve të 'Mail'.

Një “baron ndryshe droge”, 28-vjeçari shqiptar i cili e quan veten "Djalli", u dënua me katër vjet e gjysmë për drejtimin e një fabrike të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat britanike shkruajnë se hetimi i policisë ndaj 28-vjeçarit dhe vëllait të tij, Dior, i cilësuar nga prokurorët si 'krahu i tij i djathtë', erdhi pasi ai u ofroi tu shiste sasi kanabisi gazetarëve të 'Mail'.

I riu grumbullonte miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës, të cilën e ekspozonte në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’, Mehmetaj tregonte se fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.

Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për Daily Mail, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.

Sakaq, Mehmetaj vazhdonte të drejtonte i lirë biznesin e tij të drogës dhe të shijonte jetën prej  playboy.

"Fytyra e djallit shqiptar", u prononcua për herë të parë në mediat shqiptare, ku dha një intervistë  ekskluzive me të vërtetat e jetës së tij, ndonëse refuzoi ‘bëmat’ e tij në Angli.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 18/08/2023 14:43

    Ky i paska thene burgut hapu vete me ekspozimin ne mediat sociale, por dhe britaniket i kane vrare barkun me 4 vjet denim. Duket qe eshte nje mashkull i frustruar qe ka vuajtur veç per vemendje, se tru s'paska pasur per te punuar qofte dhe ne rruge kriminale. Tamam peshk ne gjuhen popullore qe zihet ne grep me krimbin me te vogel si karem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?