Endrit Braimllari

Furnizimi me ujë të pijshëm, Partia e Lirisë: Do jetë problem për shqiptarët deri në 2030, qeveria bën propagandë

2 Dhjetor 2022, 15:39| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 15:57

  • Share

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me menaxhimin e ujit të pijshëm për qytetarët shqiptar, ku sipas saj ekziston një keqmenaxhim i situatës dhe mungesë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ka qenë nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për shtyp ka denoncuar sipas tij mungesën e menaxhimit të furnizimit më ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët shqiptar. AI fajëson qeverinë që edhe pse ka deklaruar fondet për  investimet në lidhje me këtë problem, vazhdon të jetë aktual dhe sipas tij është me tepër propagandë e qeverisë sesa punë reale.

Madje në deklaratën e tij nënvizon që ky problem evidentohet dhe pranohet nga vetë qeveria në raportin për Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me ujë të pijshëm 2022-2033, por përsëri sipas Braimllarit janë ulur objektivat e vënë në strategji.

“Viti 2023, sipas raportit të qeverisë Rilindase do të ofronte mesatarisht 21 orë ujë në ditë për të gjithë qytetarët. Ndërkaq në Strategjinë 2022-2030, objektiv ulet në 16 orë, ose 5 orë më pak. Ky dështim i qeverisë i pranuar në dokumente por ende jo publikisht vjen pas investimeve qindra milionë euro dhe premtimeve për 24 orë ujë “, nënvizon nënkryetari i PL , Endrit Braimllari.

Nënkryetari  i PL ka dhënë edhe shembullin e bashkisë së kryeqytetit, ku sipas tij është problemi me evident për t’u vënë re, duke fajësuar kështu Erion Veliajn dhe vendimin për rritjen e çmimit për faturën e ujit të pijshëm dhe sipas Braimllarit duke mos i dhënë qytetarëve atë që i kishte premtuar.

“Erion Veliaj, para 5 vitesh premtonte publikisht, se me rritjen prej 20% të çmimit të ujit do të ofronte ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës “, përfundon nënkryetari i PL Endrit Braimllari

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?