Foto nga vendngjarja

Furgoni përplaset me shtyllën, fshati Dajç mbet pa drita! OSSH po punon për rikthimin e energjisë

8 Janar 2023, 16:43| Përditesimi: 8 Janar 2023, 16:52

  • Share

LEZHË- Një automjet tip furgon është përplasur me një shtyllë të tensionit të mesëm, duke e dëmtuar atë duke shkaktua ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Dajçit.

Pas hetimeve përkatëse nga autoritetet e rendit, ekipet e OSSH Shkodër dhe Lezhë po marrin masa për rivendosjen e rrjetit në punë, duke angazhuar mjete transporti të veçanta, shoqëruar me bazë materiale. Rasti i fundit është i përsëritur, duke sjellë shqetësime të vazhdueshme për abonentët

Shtylla është pjesë e fiderit nr.12, që lidh segmentin Balldre - Torrovicë dhe lidhet me N/ST e Lezhës.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?