Foto ilustruese

Furgoni me dinarë nuk lejohet të hyjë në pikën kufitare në Jarinjë

7 Shkurt, 14:26| Përditesimi: 7 Shkurt, 14:38

  • Share

Autoritetet e Kosovës së fundmi nuk kanë lejuar një furgon me dinarë që të kalojë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Banka Popullore e Serbisë deklaroi për Kosovo-online se mjetet kanë qenë të dedikuara për pagat, pensionet dhe pagesat tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

Makina me dinarë është shoqëruar nga makinat e policisë serbe deri në pikën kufitare rreth orës 11:00, e cila më pas është kthyer.

Nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës valutë e vetme zyrtare është euro.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?