Kronikë

Furgoni përplaset me 'Benz'-in dhe përmbyset në aksin Korçë-Pogradec! Plagosen 5 pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit (VIDEO)

2 Dhjetor 2021, 09:36| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 09:52

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e gjashtë personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip furgon "Benz", me drejtues E. D., me një mjet tjetër tip "Benz", me drejtues G. K.

Mësohet se janë plagosur pesë pasagjerët në furgon dhe drejtuesi i automjetit. Të plagosurit janë dërguar në spital.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv automjeti ka përfunduar jashtë rrugës ndërsa furgoni me pasagjerë është përmbysur.

Njoftimi i Policisë
Më datë 02.12.2021, rreth  orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon "Benz", me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip "Benz", me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1638435073_1638434357akk.JPG

Furgoni i përmbysur dhe makina

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?