Funerali i mbretëreshës Elizabeth, Moska: Imorale të mos ftosh zyrtarët rusë

18 Shtator 2022, 08:15| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 08:25

  • Share

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë për të mos ftuar zyrtarët rusë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës të hënën.

“Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë... si thellësisht të pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Rusia nuk u ftua në funeralin e mbretëreshës për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin kishte thënë tashmë se lideri rus "nuk po e konsideronte" pjesëmarrjen në funeralin.

Në funeralin e mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.


Lajmi kryesor:

Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?