Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe zonja e parë, Olena Zelenska , morën pjesë në funeralin e ish-presidentit Leonid Kravchuk në Kiev, i cili vdiq më 10 maj në moshën 88-vjeçare në mes të pushtimit rus.
Çifti Zelensky dukeshin të qetë, por të rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule në mbi arkivolin e Leonid Kravchuk, i cili ishte presidenti i parë që udhëhoqi një Ukrainë të pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Duma ruse nesër mund të ndalojë shkëmbimin e pengjeve të luftës: Ata janë kriminelë nazistë! Ukraina: Pezullohen negociatat me Rusinë
E.K/ReportTv.al