Foto ilustruese

Fundvit i 'bardhë'/ Parashikimi i motit, priten reshje shiu dhe bore

31 Dhjetor 2020, 07:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 07:29

  • Share

Ditën e sotme pritet që të vijoj moti i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë me vranësira, të cilat do të sjellin reshje shirash në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Sa i përket pjesë së dyti të kësaj dite të fundit të 2020-s do të ketë përmirësim të motit edhe pse reshjet do të mbeten prezente në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperendimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?