Pamje nga momenti i fundosjes

Fundoset varka pranë Republikës Domenikane, shpëtohen 12 personat në bord

15 Dhjetor 2023, 09:05| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 09:06

  • Share

Rreth 12 marinarë që po lundronin në Oqeanin Atlantik janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe një anije lundrimi, pasi anija e tyre u fundos. 

Sipas mediave të huaja, anija e vogël e ngarkesave ‘Two Brothers’ u fundos rreth 30 milje në veri të Puerto Plata, Republika Dominikane.

Anija e afërt e lundrimit ‘Carnival Vista’ u nis për në vendngjarje pasi mori një sinjal alarmi emergjent.

Ekuipazhi i anijes më pas zbarkoi një gomone me gjashtë persona në bord.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?