Fundoset varka me emigrantë në kanalin e La Manshit, 6 viktima dhe 5 të zhdukur

12 Gusht 2023, 11:05| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 15:37

  • Share

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë deri në dhjetë emigrantë konsiderohen të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos në Kanalin e La Mansh.

Një operacion shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze ka shpëtuar 55 persona, thanë autoritetet, raporton BBC.

Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover. Ende nuk dihet se sa të rënda janë lëndimet e tyre.

RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 me orën lokale.

Home Office nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm në kanalin La Mansh që nga viti 2018, sipas shifrave të kësaj jave. Të enjten, 755 persona u kapën duke mbërritur në Britani, ku autoritetet thanë se kjo ishte një shifër rekordi për vitin e deritanishëm. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?