Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Fundoset jahti në Greqi, shpëtohen mrekullisht 17 personat që ishin në bord, mes tyre 3 fëmijë

12 Gusht 2021, 11:08| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 16:26

  • Share

GREQI- 17 persona kanë shpëtuar mrekullisht ditën e sotme pas fundosjes në det të një jahti me flamur britanik. Bëhet me dije se në bord ishin edhe 3 fëmijë, ndërsa operacioni i shpëtimit ka rezultuar me sukses, duke parandaluar kështu një ngjarje fatale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në ishullin grek Milos ndërsa të 17-të personat që ndodheshin në bord kanë përfunduar në det, por falë ndërhyrjes u bë i mundur shpëtimi i tyre. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryebashkikau i Milos, Manolis Mikelis, për median greke Protothema.

"Ishte një jaht me 17 persona në bord. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet, ka një helikopter, si dhe anije të Rojës Bregdetare. Incidenti ndodhi midis Antimilos dhe Falconera", tha ai.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Anijeve, Nikos Kokkalas, vetë udhëtarët dërguan një sinjal alarmi që jahti po fundoset, por duke theksuar se ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Që prej momentit që rojet bregdetare kanë marën sinjalin, ekipet e shumta të shpëtimit shkuan në vendngjarje, tre anije patrullimi të portit, dy anije lundruese, një varkë private, një anije e Marinës si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?