Foto ilustruese

Fundjavë në shtëpi pas një jave të lodhshme? Ja disa mënyra për ta bërë perfekte

17 Qershor 2023, 12:55| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 13:02

  • Share

Rutina e përditshmërisë është një armik që duhet luftuar pa u ndalur, në mënyra të cilat na bëjnë të harrojmë apo të shkëputemi paksa nga monotonia e jetës me hapa të njëjtë dhe të pandryshueshëm të çdo dite.

Pavarësisht nëse jeni një nënë e zënë, një profesioniste e palodhur ose thjesht një studente e mbingarkuar me provime, duhet të merrni pak kohë për vete në mënyrë që të rifitoni energjitë e humbura.

Mes rutinës së zënë për shkak të aktiviteteve të përditshme, është e vështirë për dikë që të gjejë kohë për veten. Prandaj, është e rëndësishme të përqendroheni te vetja dhe të praktikoni kujdes.

Nëse jeni të mërzitur që kjo fundjavë ju gjeti pa asnjë plan? Pasi të lexoni këtë shkrim, do të gjeni disa mënyra se si të argëtoheni në ambiente të mbyllura, duke shmangur kështu rutinën e javës që latë pas.Ata që kërkojnë një mbrëmje romantike dhe gjëra argëtuese për të bërë me familjen, duhet të jenë të vëmendshëm.

1. ‘Show’ i natës

Gjithmonë është bukur të kalosh një mbrëmje nën shoqërinë e njerëzve që do t’i kesh gjithnjë afër, pranë atyre që të bëjnë të qeshësh dhe të mbushin me pozitivitet. Ndaj një lojë letra me ta apo ‘Ludo King’, është një mënyrë e sigurt për të argëtuar familjen ose miqtë këtë fundjavë. Disa mënyra mund të jenë:

• Luani me karaoke. Thjesht vendosni një këngë me tekst në kompjuterin tuaj dhe shprehni talentin.

• Gjeni fjalën me atë të veprimeve. E sigurt që kjo lojë do t’ju gjallërojë dhe madje do ju bëjë më kreativë.

• Nëse jeni miq, secili nga ju mund të thotë një fakt befasues për dikë dhe të tjerët do të gjejnë për kë bëhet fjalë.

• “E vërtetë apo guxim” një tjetër lojë për mbrëmje familjare apo shoqërore.

2. Histori familjare

Historitë, kujtimet dhe nostalgjia janë gjithmonë një zgjidhje për të krijuar një atmosferë ndryshe dhe për të shkuar pas në kohë, në ndodhi dhe ngjarje të cilat vrulli i jetës shpeshherë na e ndalon t’i çojmë nëpër mend.

Prindër, nëse koha juaj është bosh, filloni t’u tregoni disa histori familjare interesante fëmijëve tuaj. Koha për të gërmuar fotot e vjetra. Nostalgjia nuk është asnjëherë e mërzitshme, por është një mënyrë e mirë për të kaluar një mbrëmje.

3. Koha për ushtrime fizike

Një mbrëmje e qetë, relaksuese dhe e shëndetshme! Çfarë do të ishte më produktive për të mbyllur një javë të lodhshme se sa ushtrime fizike.

Nuk shpëtoni dot nga kjo këshillë. Fundjava mund të jetë koha më e mirë për të pasur një aktivitet fizik që nuk mund ta keni gjatë javës. Në YouTube mund të gjeni pafund mënyra për ushtrime në kushte shtëpie. Sugjerojmë areobinë, mund ta praktikoni familjarisht, kështu dhe argëtoheni njëkohësisht.

4. Më shumë kohë në dush

Nuk mendoj se ka njeri që e kundërshton faktin se një dush i ngrohe5t dhe i gjatë të largon gjithë stresin dhe mendimet thumbuese në kokë.

Qëndrimi i gjatë në dush është mjaft efektiv për largimin e stresit që është akumuluar përgjatë ditës. Në fundjavë keni më shumë kohë të lirë dhe në këtë mënyrë mund të rrini në vaskën tuaj me ujë të ngrohtë për orë të tëra. Mos harroni gotën e verës.

5. Zgjidhni filmin e duhur

Mënyrë klishe, megjithëse nuk del kurrë nga moda! Ju këshillojmë që në fundjavë të zgjidhni më tepër filmat komedi. Do ju mbajnë me humor të mirë dhe mund ta nisni javën e ardhshme me më shumë energji.

6. Gatuani një ëmbëlsirë

Lumturia dhe dashuria kalojnë nga stomaku! Edhe pse s’ka kaluar shumë kohë nga karantina, aty ku të gjithë vetëm gatuanim, tani përsëri na duhet të gjejmë kohën për të gatuar një ëmbëlsirë të mirë. Si thoni për një kek me çokollatë dhe banane?

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?