Tirane, foto arkiv

Fundjavë me shi e shtrëngata, ja si parashikohet moti në qytetet tuaja (Harta)

2 Mars, 08:21| Përditesimi: 2 Mars, 08:26

  • Share

Një fundjavë me shi do të jetë kjo e shtunë dhe e dielë.

Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës bëri që pjesa më e madhe e territorit tonë të përfshihej nga shtrëngata të herëpasherëshme e stuhi afatshkurtra. Edhe për fundjavën që presim moti parashikohet të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, informon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës 2-3 ballë.

 

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?