Harta

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

20 Prill, 07:24| Përditesimi: 20 Prill, 07:30

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas do të ketë shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e Djelë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Të dielën temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke shkuar deri në 0 gradë Celcius në Dibër e 1 gradë Celcius në Korçë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më shumë se 19 gradë Celcius.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?