Moti

Fundjava nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin, ja parashikimi për sot

20 Nëntor 2020, 07:17| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 07:18

  • Share

Fundjava do të fillojë me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Vetëm orët e pasdites të kësaj të premte do të sjellin shtim të vranësirave por pa rrezikuar reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?