Foto ilustruese

Fundjava nis me mot të keq, priten vranësira dhe reshje shiu! Rriten temperaturat

22 Prill 2023, 07:20| Përditesimi: 22 Prill 2023, 07:21

  • Share

Fundjava ka nisur me mot të keq. Këtë të shtunë, moti do të jetë nën dominimin e vranësirave të shoqëruara me reshje shiu që do të pakësohen në gjysmën e dytë të ditës.

Vija bregdetare do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?