VIDEO/Fundjava me trafik, pushuesit drejt bregdetit të Lezhës! Shqiptaret e Kosovës besnikët e plazhit edhe në shtator

2 Shtator 2023, 14:06| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 14:16

  • Share

Edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë, fundjava e parë e muajit shtator nisi me trafik të rënduar dhe fluks të automjeteve që përshkojnë rrugët kryesore të Lezhës.

Besnik të bregdetit, një numër i lartë qytetarësh kryesisht shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit të Shëngjinit dhe Tales këtë fundjavë shtatori.

Fluksi i lartë i automjeteve është shoqëruar me radhë kilometrike sidomos në segmentin kryesorë Milot-Lezhë ndërsa për të lehtësuar sadopak lëvizjen një numër i lartë efektivësh policie janë vendosur në kryqëzimet problematike duke orientuar drejtuesit të përdorin rrugët dytësore. Pritshmëritë për këtë vit për sezonit turistik, janë që ai të zgjasë përtej 3 muajve të verës.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?