Foto ilustruese

Fundjava me reshje, Bashkia e Shkodrës paralajmëron qytetarët: Mund të ketë shkarkime të HEC-eve

9 Dhjetor 2022, 21:52| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 22:05

  • Share

Në fundjavë, sipas IGJEUM pritet që vendi të përfshihet nga reshje shiu. Nisur nga kjo, Bashkia e Shkodrës ka paralajmëruar banorët vendas se bazuar në nivelin e prurjeve do të ketë shkarkime në Kaskadën e Drinit.

Bashkia u bën thirrje qytetarëve që të marrin masa, ndërsa thotë se Shtabi i emergjencave është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet dhe banorët mund të njoftojnë në numrin 067 303 5950.

“Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër! Bazuar në parashikimet e IGJEUM, territori i Bashkisë Shkodër pritet të ketë këtë fundjavë reshje të shumta shiu si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Nga ana e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit sipas raportimeve mund të ketë shkarkime, kjo bazuar në nivelin e prurjeve. Shtabi i emergjencave të Bashkisë Shkodër është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet. Ju lutemi banorëve të nënShkodrës të marrin masa, të kenë vëmendje të shtuar, si dhe raportim sa më të shpejtë të problematikave që mund të shfaqen në këto njësi duke njoftuar në numrin e celularit: 067 303 5950”, njofton Bashkia Shkodër.

Kujtojmë që Shkodra dhe Lezha kanë qenë dy nga zonat më të përmbytura nga reshjet e dendeura shiut që përfshinë vendin një muaj më parë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?