Fundjava është për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë

13 Prill, 07:12| Përditesimi: 13 Prill, 07:16

  • Share

Për këtë fundjavë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje. Falë ndikimit të masave ajrore të ngrohta e të thata si dhe ndikimi prej disa ditësh i Anticiklonit të Azoreve.

Moti pritet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje me diell si dhe nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare transparente kryesisht nga orët e mesditës.

Temperaturat minimale parashikohen jo më të ulëta se 10°C, kjo kryesisht në vendet malore ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri 31°C në zonat si Elbasani, Saranda, ndërsa në Tiranë pritet të kapin vlerat deri në 30 gradë C.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-2ballë.

Marrë nga: SHMU

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?