Philemon Mulala

Fund tragjik për legjendën afrikane të futbollit, tre qentë e tij e kafshojnë për vdekje

12 Janar 2023, 16:43| Përditesimi: 12 Janar 2023, 16:57

  • Share

Ish-futbollisti i Zambias në Afrikë, Philemon Mulala vdiq pas një sulmi nga tre qentë e tij në Lichtenburg të Afrikës së Jugut dy ditë më parë. Zambia ka qenë në zi pas lajmi për vdekjen e Mulala, me 60-vjeçarin që u kafshua për vdekje nga tre qentë e tij në kopshtin e rezidencës privat.

Mulala u zbulua nga gruaja e tij dhe më vonë u shpall i vdekur në vendngjarje, siç u transmetua nga zëdhënësi i policisë, kapiteni Sam Tselanyane në një deklaratë për ESPN. "Ajo u shqetësua dhe shkoi të kontrollonte se çfarë nuk shkonte kur qentë po lehnin pasi shtëpia e tyre ndodhet në një rrugë të frekuentuar dhe qentë lehnin shpesh ndaj këmbësorëve dhe automjeteve që kalojnë", tregoi zëdhënësi i policisë.

“Është një fund kaq tragjik. Shumë nga ne e kanë parë të luajë, veçanërisht tifozët e Mufulira Ëanderers. Shumë e kujtojnë atë nga ditët e ekipit kombëtar, ku fitoi medaljen e parë të argjendit pas pavarësisë”, tha zyrtari i Mufulira. Në karrierën si futbollist, 60-vjeçari luajti në vendin e tij për Cooper Bullets, Mufulira dhe Cape Town Spurs në Afrikën e Jugut.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?