Ftesa/ Veliaj merr pjesë në Forumin Urban në Toronto: Tirana një qytet i transformuar falë politikave për fëmijët

11 Tetor 2023, 19:15| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 19:17

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Kanada, ka zbuluar disa prej projekteve kryesore të Tiranës në Forumin Urban Botëror, i cili u mbajt këtë javë në Toronto. I ftuar të ishte pjesë e panelit së bashku me urbanistin e mirënjohur, Gil Penalosa, Veliaj u ndal te ajo pse qytetet duhet të fokusohen te politikat për fëmijët, për t’u bërë më miqësor për ta, duke sjellë shembullin e suksesshëm të disa prej nismave të Bashkisë së Tiranës. 

Veliaj përmendi “Ditët pa Makina” apo shtimin e korsive të biçikletave, si dy nisma që kanë ndikuar më shumë në krijimin e hapësirave për njerëzit, uljen e ndotjes dhe lëvizshmërinë. Ai shtoi gjithashtu se kryebashkiakët duhet të jenë edhe menaxherë të mirë, që janë kujdestarë po aq të mirë të financave të qytetit. 

Urbanisti i njohur, Gil Penalosa tha se qyteti i Tiranës, të cilin e ka vizituar disa herë vitet e fundit, është transformuar tërësisht, sidomos sa i përket qasjes ndaj fëmijëve, duke u bërë kështu një qytet më miqësor dhe me mundësi më të mëdha argëtimi për ta.

Forumi Urban Botëror është një nga më të rëndësishmit në këtë fushë sepse bashkëpunon me Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përmes zgjidhjeve inovative dhe praktike për menaxhimin urban, ekonominë dhe burimet. Gjatë vizitës së tij në Kanada, Veliaj u prit edhe nga komuniteti shqiptar që jeton në Otava dhe Toronto.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/10/2023 02:47

    Edhe kullat hyjne te /politikat per femijet/,apo jane vetem per /FEMIJET/ qe luajne me miliona?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?