Taulant Seferi dhe Redon Xhixha

Ftesa e parë e Sylvinhos, ish-sulmuesi i Tiranës bashkohet me Kombëtaren

8 Mars 2023, 15:25
  • Share

Vorskla Poltava në Ukrainë ka konfirmuar se Taulant Seferi ka marrë ftesë nga trajneri Sylvinho, për ndeshjen që kombëtarja shqiptare e futbollit luan në Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Në 27 mars, kuqezinjtë do përballen me polakët në ndeshjen e parë të këtij turi, me trajnerin brazilian që do debutojë në stolin e Kombëtares. 26-vjeçari Seferi është emri i parë i konfirmuar që do bashkohet në stërvitje me trajnerin e ri, teksa sulmuesi i Vorsklas ka shënuar gjashtë gola në 15 ndeshjet e elitës në Ukrainë.

Kampion me Tiranën në Superligë, sulmuesi nga Kumanova shkëlqeu në Shqipëri dhe verën e 2022 u bashkua me Vorsklan për 500 mijë euro. Tanimë Seferi vijon formën e mirë, duke merituar ftesën e kuqezinjve. 10 ndeshje ka luajtur Seferi me Kombëtaren, duke shënuar një gol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?