Agron Shehaj

Politikë

Ftesa e Bashës për bashkëpunim me 3 kundërshtarët politik, Shehaj: Ne bashkë jemi! Nuk jemi ndarë ndonjëherë

14 Qershor 2021, 22:53| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 22:58

  • Share

TIRANË- I pari që i është përgjigjur ftesës së kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim, është Agron Shehaj, i dyti më i votuar pas kryedemokratit. Ai tha se kjo ishte një garë brenda PD-së, por përtej kësaj "nuk janë ndarë ndonjëherë".

“Ne bashkë jemi. Nuk jemi ndarë ndonjëherë. Kjo ishte një garë brenda PD-së", tha Shehaj.

Ai ka vijuar akuzat duke thënë se gara ka qenë e pabarabartë.

"Pothuaj se të gjithë deputetë dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua. Nuk i gjykoj. Kështu është. Secili vendos sipas rrethanave", tha ai i ftuar në një emision televiziv.

Basha sot në fjalimin e tij të parë pas fitores dhe sigurimit të mandatit të tretë ftoi 3 kundërshtarët e tij politik që të bashkojnë forcat për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?