Fshihte në banesë armë dhe municion luftarak, pranga 44-vjeçarit në Fier

12 Janar, 10:12| Përditesimi: 12 Janar, 10:22

  • Share

FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi fshihte në banesë armë dhe municion luftarak. Artan Hoxhallari ra në pranga në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.

Gjatë kontrolleve që i janë ushtruar në banesë, policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?