Stivat e drurit

Fshihnin të ardhurat nga shitja e druve dhe kishin punonjës të paregjistruar, nën hetim administratorët e dy subjekteve në Librazhd

6 Shtator 2023, 08:42| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 09:07

  • Share

Administratorët e dy subjekteve në Librazhd janë vënë në hetim, pasi fshihni të ardhurat që fitonin nga veprimtaritë e tyre ekonomike, shitja e druve. Po ashtu, dy subjektet nuk kishin regjistruar 2 punonjësit e tyre.

Dy administratorët K. S., 63 vjeç dhe A. Z., 38 vjeç, janë vënë në hetim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?