Elsa Lila dhe Capital T

Fshihet nga Youtube kënga 'Pyes Lotin' e performuar nga Elsa Lila dhe Capital T

3 Janar 2023, 09:42| Përditesimi: 3 Janar 2023, 09:44

  • Share

Kënga e interpretuar nga Elsa Lila dhe Capital T në festivalin e RTSH-së është hequr nga YouTube. Kjo erdhi pas reagimit të kompozitorit Valentin Veizi, i cili nuk e priti mirë versionin e ‘Pyes Lotin’ që u performua nga 2 artistët.

Nuk ka asnjë reagim nga Elsa Lila dhe Capital T për heqjen e këngës që u prit mjaft nirë nga publiku.

Ndërkohë Elsa Lila u shpall fituese e "Festivalit të Këngës" nga vlerësimi i juries me këngën ‘Evita’, por nga votat e publikut u shpall përfaqësuese për Eurovizion Albina Kelmendi. Në rrjet u tha se Elsa ishte zhgënjyer dhe se kishte refuzuar të merrte kupën, të cilën ia kishte lënë produksionit.

Por në fakt këngëtarja ka pozuar bashkë me trofeun e fituar, të cilin ja dedikon vajzës së saj.

 

Komento

Komente

  • TURP!: 03/01/2023 20:52

    Kjo s'ishte kenge, por thjesht nje e kelthitur dhe nje zhurme çjerrese qe te trrulloste. muzike e qoftelargut...

    Përgjigju
  • Besi: 03/01/2023 10:01

    Ç'lloj egoje autori.Mjafton qe u kendua perseri kenga sepse mundet te ishte ne sirtarin e harreses.Shqiptar hesapi...Ku te gjejne diçka te rremojne dhe te shajne

    Përgjigju
    • Marte Balaj: 31/03/2023 15:10

      Shumè bukur ja kan berè , vetem kengè nuk ishte !

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?