Fshiheshin në Francë, ish drejtori i Kadastrës së Kurbinit dhe ish polici vlonjat arrestohen dhe ekstradohen në Tiranë

31 Janar, 14:00| Përditesimi: 31 Janar, 14:05

  • Share

Tirane- Ish drejtori i Kadastrës dhe një ish polic në Vlorë të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për shpërdorim detyre fshiheshin në Francë, ku dhe u arrestuan me qëllim ekstradimi.

Policia e shtetit informon se janë ekstraduar

-Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.     

-I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?