Pika kufitare e Morinës

‘Fshihej’ në Ferizaj, arrestohet në Morinë 49 vjeçari serb i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Serbisë

4 Nëntor 2022, 11:50| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 11:58

  • Share

Ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës është arrestuar 49 vjeçari Dejan Stanojeviç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Stanojeviç jetonte në Ferizaj të Kosovës ku fshihej për të mos rënë në prangat e autoriteteve serbe. Mësohet se pas arrestimit të tij, Interpol Tirana do të nisë procedurat për ta ekstraduar drejt Serbisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?