Kryebashkiaku, Erion Veliaj

FSHF zhduku 2.1 mln dollarë ndihmë nga FIFA dhe UEFA, Veliaj: Ku shkuan këto para, më thoni një fushë sporti që ka bërë në Tiranë

20 Janar 2022, 22:24| Përditesimi: 20 Janar 2022, 22:41

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka reaguar pas investigimit se FSHF ka zhdukur 2.1 milionë dollarë të lëvruara nga UEFA dhe FIFA për të kaluar krizën e pandemisë. Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet për sportin në qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.

“Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë? Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do beje edhe gjysmen e investimeve. Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia. Fushën e Kombinatit te ‘Betim Muço’? Edhe atë e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA paratë dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, pra po shpërblehet për merite, po ti?”, u shpreh Veliaj në “Real Story”.

Duke ju referuar artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vetëm një pyetje: ‘Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?’.

“Pashë sot në lajme denoncimin e Panoramës, për paratë qe kishte dhënë FIFA për pagat e luftës. Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajnat PS PD: 21/01/2022 14:41

    O ti qe shet fiq. Pse flet tani per vjedhje, tani qe jane zgjedhjet ne fshf dhe jo me pare, apo thjesht doni ti merrni vendin hajdutit per ta zevendesuar me hajdutin qe keni mik ju?

    Përgjigju
  • Lazy: 20/01/2022 23:44

    Tirana kishte dhjetra fusha para se ti beje ti pallate mor legen. Ali Demi, Lapraka, .. te gjitha jane fusha te komunizmit, asnje seshte e bashkise. Po fusha e zeze ku mbeti, kush e zhduku fushen te uzina dinamo, fusha e tenisit prapa dajtit, tek shallvaret...? Po te gjitha shkollat qe kishin oborre te medha dhe fusha basketbolli ku femijet luanin mbasditeve? Ndyresire e pafytyre je ti dhe ai qe ke mbi krye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?