Komiteti i ri Ekzekutiv i FSHF

FSHF ndan kategoritë, emëron kryetarin e Arbitrave dhe Drejtorin Teknik

16 Gusht 2018, 17:21| Përditesimi: 16 Gusht 2018, 17:28

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e tij të ditës së enjte, ka diskutuar një sërë çështjesh, duke marrë vendimet përkatëse, në vigjilje të nisjes së sezonit futbollistik 2018-2019, si më poshtë vijon:

1. U miratuan listat e arbitrave, asistentëve, vëzhguesve dhe delegatëve për sezonin 2018-2019.
2. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
3. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i Garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numrit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
5. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar, Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe, A dhe B, si më poshtë:

Grupi A

Vllaznia, Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Dinamo, Korabi, Burreli, Shënkolli, Vora, Veleçiku

Grupi B

Lushnja, Bylis, Apolonia, Tomori, Pogradeci, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, KF Oriku
(Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë, më 20 gusht, ora 11:00)

6. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar, Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe, A dhe B, si më poshtë:

Grupi A

Vllaznia B, Tërbuni, Klosi, Spartaku, Partizani B, Luzi 2008, Gramshi, Tirana B, Internacional Tirana, Sopoti, Kukësi B, Ada, Kevitan, Rubiku

Grupi B

Shkumbini, Naftëtari, Albpetrol, Devolli, Delvina, Butrinti, Maliqi, Këlcyra, Skrapari
Tepelena, Memaliaj, Gramozi, Përmeti, FC.Termi

7. Komiteti, gjithashtu, miratoi edhe datat e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë do të nisë më datë 16 shtator; Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator; kampionati i femrave do të nisë më datën 15 shtator.

Komento

Komente

  • Sportedashesi: 17/08/2018 01:17

    Nje pyetje per z Bashkim Fino A eshte e drejte te vazhdoje punen F Sh F ? Po ankesa jote kur do te diskutohet ne Gjukaten e UEFA per Gabimet ne zgjedhjet e reja qe u bene para ca muash? sa do pritet ? A ka shpresa per kthim pergjigjeje ? Ma jep nje pergjigje Bashkim

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/08/2018 21:06

    Po Aliu ç ne aty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?