Ndeshja me Anglinë, FSHF letër qeverisë për lejimin e tifozëve në stadiume me 30 %! Nëse do lejohet 'Air Albania' do të pranojë 6500 tifozë

10 Mars 2021, 20:35| Përditesimi: 10 Mars 2021, 20:59

  • Share

Federata shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare për të lejuar që në stadium gjatë ndeshjeve të lejohet 30 % e tifozëve ashtu siç e lejon edhe UEFA.

Nëse kjo do të lejohet nga qeveria, atëherë në ndeshjet e luajtura në "Air Albania", stadiumi do të mirëpres 6500 tifozë.  FSHF kërkon që kjo të aplikohet në ndeshje e kombëtares Shqipëri-Angli më 28 mars në Tiranë, të lejohen 30 % të tifozëve duke respektuar të gjitha protokollet e COVID-19. Lejimi i tifozwve të nis me këtë ndeshje dhe të bëhet edhe më të tjerat në vijimësi duket rikthyer paska jetën sociale pas një viti të vështirë shprehet FSHF.

Në letër theksohet dhe disa shembujt të rikthimit të tifozëve në stadiume në  kompeticionet të ndryshme nga UEFA apo edhe nga vende të tjera si Danimarka, Norvegjia , Rusia etj.

Kjo letër vjen edhe pas kërkesës që u bë gjatë ditës së sotme nga grupimi i ‘Tifozave Kuq e Zi’ ku i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të lejojë rikthimin e sportdashësve në stadiume. Këtë kërkesa ata e bëjnë me rastin e ndeshjeve të kombëtares në fund të marsit, që i konsiderojnë tejet të rëndësishme. Ata thonë se janë të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por duke parë fushatën e vaksinimit si dhe mënyrën që kanë vepruar disa shtete, kërkojnë rikthimin e tifozëve.  

100%

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Covidi vet: 11/03/2021 06:17

    Po juve beni nje marrveshje tjeter me covidin qe mos te dale kur eshte ndeshja dhe e zgjidhni kete pune. Si keni bere marreveshje qe covidi te dali para ores 10????

    Përgjigju
  • Dr. Iliri: 10/03/2021 23:41

    Po a i keni trute ne vend apo jo? Shtetet e Evropes kane mbyllur shkolla, biznese e cdo gje ju doni ndeshje me tifoze nga jashte...! Ketu po behet nami, po vdesin njerezit ne ambulanca...! Idiote te trashe...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?