FSHF kërkesë IKMT-së të lirojë ambientet rreth stadiumit 'Air Albania' të zëna nga bizneset: Ka humbur funksionin kryesor

18 Mars 2021, 09:40| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:31

  • Share

TIRANË- Zgjermi i bizneseve pranë stadiumit ‘Air Albania’ është kthyer në një shqetësim për UEFA-n. Kjo e fundit ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të lirojë ambientet rreth e qark impiantit, pasi në të kundërt rrezikohet ndeshja me Anglinë, që luhet me 28 mars për kualifikueset e Botërorit.

Për pasojë FSHF me anë të një letre i ka kërkuar IKMT-së që të lirojë hapësirat, duke qenë se zgjerimi pa kriter i bizneseve i ka humbur qëllimin kryesor stadiumit, që është organizimi i një ndeshje futbolli. Për këtë situatë FSHF ka vënë në dijeni si kryeministrin Rama ashtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

FSHF në letrën e saj përpiqet të saktësojë se bizneset kanë jetësuar stadiumin, por zgjerimi pa kriter i ka zbehur qëllimin.

Report TV ka siguruar dokumentin dërguar kreut të IKMT-së Dallandyshe Bicit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, në të cilën edhe ilustrohen me foto zonat më problematike të stadiumit.

"Gjithsesi, me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë që del përtej zhvillimit të një biznesi, e duke u kthyer në një element penalizues dhe bllokues për funksionin bazë të këtij impianti, organizimin e ndeshjeve të futbollit.

Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt, elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre", thuhet në dokument. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tifozet Kuqezi: 18/03/2021 10:09

    O Duka o hajdut ti vete ke thene se stadiumi i ri nuk do te jete vetem per futboll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?