FSHF gënjeu për borxhet, UEFA i anulon Tiranës paratë e Europës

13 Prill 2018, 19:23| Përditesimi: 14 Prill 2018, 15:40

  • Share

Klubi i Tiranës ka pësuar një goditje të rëndë financiare. UEFA i ka anuluar paratë që do merrte si shpërblim për pjesëmarrjen në Europa League. Vendimi i qeverisë europiane të futbollit ka ardhur si shkak i problemeve me financat dhe detyrimet tatimore të K.F. Tirana. Vendimi i UEFA-s ka shkuar zyrtarisht në zyrat e FSHF-së.

Në fakt, problemi qëndron pikërisht te FSHF, e cila në mënyrë të dyshimtë e licencoi Tiranën për të marrë pjesë në Europë, duke theksuar që nuk kishte probleme dhe detyrime financiare. Por, Komisioni i Licencimit të UEFA-s pasi ka konstatuar që FSHF kishte gënjyer me deklarimet e saj dhe pasi Tirana kishte marrë pjesë në EUROPA LEAGUE, vendosi që t’i anulojë pagesën që do merrte për pjesëmarrjen.

Një goditje e rëndë financiare për Tiranën, e cila jo vetëm që nuk mori shpërblimin e UEFA-s, por edhe shpenzoi për udhëtime dhe akomodim gjatë pjesëmarrjes. I gjithë ky skandal për shkak të një abuzimi të bërë nga FSHF, me shpresën se do arrinte të manipulonte edhe UEFA-n, duke licencuar një klub që kishte probleme. Vipsport.al

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?