FSHF fut në 'kthetra' edhe shoqatën e trajnerëve, Sulejman Mema drejt vendosjes në krye të saj! Mbesa e Memës financiere e FSHF

5 Shkurt 2022, 14:43| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 16:51

  • Share

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit, me në krye të Armand Dukën ka futur "në kthetrat" e saj edhe shoqatën e Trajnerëve, që sipas statutit e ka të ndaluar të merret me organizimin e tyre. Duka po bën çdo përpjekje që të vendos Sulejman Memën në krye të kësaj shoqate për të siguruar një tjetër votë në asamblenë e 2 marsit ku do të zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së. Mirëpo skandali nuk mbetet me kaq. Mbesa e Sulejman Memës, Marilda Mema është punësuar si ekonomiste në FSHF.

Mema është njeriu i afërt i Dukës që gjatë zgjedhjeve ne Shoqatën Rajonale të Tiranës përdori një fjalor vulgar ndaj kundërshtarëve të tij duke i sharë me fjalë të rënda që ende sot e kësaj dite nuk ka kërkuar qoftë dhe një ndjesë, pritet të emërohet në krye të shoqatës.

“’Kush po ua q* ropt këtyre”, ishin fjalët që Sulejman Mema përdori në atë Asamble dhe pas këtij fjalori Armand Duka ka vendosur të shpërblejë për gjithë shërbimin që i ka kryer duke planifikuar emërimin e tij në krye të Shoqatës së trajnerëve.

Sulejman Mema, që Duka kërkon ta vendosë në krye të Shoqatës së trajnerëve, paguhet nga DIGITALB që ka për aksioner kreun e FSHF-së Armand Dukën. Mema jo më larg se një muaj më parë ishte edhe kryetar i shoqatës së futbollit në Tiranë

Edhe në QKB, Sulejman Mema rezulton i regjistruar si person fizik për "Dhënia e shërbimeve në lidhje me komentin, analiza, intervista dhe vlerësime te kualifikuara ne lidhje me sportin në DIGITALB". Pika e kontaktit mes Shoqatës dhe FSHF-së është mbesa e Memës, Marilda Mema, e cila është punonjëse në Federatë.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë FSHF mblodhi në mënyrë sekrete shoqatën e mjekëve sportive, për herë të parë që nga viti 1994 dhe zgjodhi si delegat në zgjedhjet e 2 marsit fizioterapistin e kombëtares Arjan Llaperi. Me manipulimin e fundit Armand Duka arrin në kuotën e 25 votave në asamblenë e 2 marsit ku tenton të zgjidhet për herë të gjashtë president i FSHF-së.

Sulejman Mema i regjistruar  në QKB si person fizik për analizat dhe komentet në DIGITALB
 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?