Censura/ Raportoi skandalin në zgjedhjet në FSHF, hakmerret Armand Duka, refuzon akreditimin e gazetarëve të Report Tv për ndeshjet e kombëtares

28 Mars 2022, 16:56| Përditesimi: 28 Mars 2022, 22:42

  • Share

TIRANË- Report Tv raportoi skandalin në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së, por e vërteta ka një kosto. Armand Duka nuk e ka vonuar hakmarrjen duke refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur.

Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri “Air Albania” sipas standarteve të fiksuara nga Uefa, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuar gazetarëve të Report Tv

Siç ndodh gjithnjë, në çdo ndeshje të kuqezinjve, gazetari i Report Tv ka dërguar e-mailin për t’u akredituar në miqësoren e Shqipërisë me Gjeorgjinë dhe përgjigja ka qenë thjesht një njoftim se akreditimi është refuzuar. Arsyeja? Drejtori i Komunikimit, Andi Verçani, me arrogancën që i jep pushteti, nuk e ka marrë mundimin që të jap as edhe një arsye mbi motivet e këtij refuzimi. Një vendim krejtësisht jashtë çdo rregulli dhe logjike, e ku tregon fare qartë se Armand Duka trajton ndeshjet e kombëtares dhe stadiumin ‘Air Albania’ si pronë e tij e që mund të bëjë ç’të dojë.

Kjo nuk është hera e parë, që FSHF-ja e Armand Dukës ka censuruar Report Tv. Një gjë të tillë e bëri edhe në procesin e manipuluar zgjedhor për kreun e ri të Federatës Shqiptare në 15 mars, por edhe në ndeshjen e U-21 të kuqezinjve kundër Çekisë në Elbasan 3 ditë më parë, ku gazetarit të Report Tv, iu kthye sërish e njëjta përgjigje “Kërkesa juaj për akreditim është refuzuar”, pa asnjë argument. 

Kjo bie ndesh edhe me deklaratat e kreut të pezulluar të FSHF-së Armand Duka, i cili pasi u rizgjodh deklaroi se një nga pikat e programit është përmirësimi i marrëdhënieve me mediat. Ky akt çensure ka një precedent të famshëm në vitet kur Sali Berisha refuzonte akreditimin e gazetarëve tanë për të ndjekur konferencat e tij për shtyp. Armando Duka kopjon Berishën duke përdorur stadiumin si të ishte shtëpia e tij.

Dokumenti që vërteton aplikimin e gazetarit të Report Tv për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji

Përgjigja e FSHF-së

Ora 22:37
Censura ndaj Report Tv, Shoqata e Gazetarëve Europian kundër vendimit të FSHF: Mediat kanë të drejtë të raportojnë për çdo aktivitet

Shoqata e Gazetarëve Europian shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin e sotëm të FSHF-së për të refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji.  Në reagimin e tyre, ato i bëjnë thirrje FSHF të që ndryshojë vendimin, duke theksuar Federata ka detyrimin që të respektojë median në ushtrimin e detyrës për të raportuar në çdo aktivitet.

"Shoqata e Gazetarëve Europian, Dega Shqipëri, shpreh shqetësimin në lidhje me vendimin e sotëm të FSHF-së për të mos akredituar televizionin Report TV për të ndjekur dhe raportuar në lidhje me ndeshjen miqësore të futbollit Shqipëri- Gjeorgji.

Mediat kanë të drejtën e tyre për të raportuar në lidhje me çdo aktivitet sportiv, kulturor apo politik qoftë, për t’i ofruar publikun të vërtetën që shpesh, pa praninë e medias mbetet e pazbuluar. FSHF ka detyrimin që të respektoj median në ushtrimin e detyrës për të raportuar. AEJ dega Shqipëri, do të njoftoj dhe platformat europiane për këtë ngjarje të rëndë që cenon hapur lirinë e medias në vend.Ndërsa apelon ndaj FShF, që të lejoj median Report TV të raportoj për ndjeshjen dhe eventet e tjera", thuhet në reagim. 

Ora 21:33
FSHF refuzon akreditimin e Report Tv për ndeshjen e kombëtares, Këshilli Shqiptar i Medias: Federata të tërhiqet nga kjo metodë anti-demokratike

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar kundër vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që vendosi të mos akreditojë Report Tv në miqësohen e Shqipërisë me Gjeorgjinë. Në mesazhin e tyre, KSHM i bën thirrje FSHF që të tërhiqet nga ky vendim që e quan anti-demokratik.

“Këshilli Shqiptar i Medias shpreh shqetësimin e vet për mos-akreditimin e medias Report TV për të ndjekur e raportuar ndeshjen e radhës së Kombëtares shqiptare. Detyra e medias është të raportojë, ndër të tjera dhe eventet me interes të lartë publik dhe lejimi i aksesit është e drejtë parësore e cila duhet respektuar pavarësisht politikave editoriale të çdo medieje. Shqipëria ka plot shembuj negativë të listave të “zeza” të mediave ose gazetarëve që u mohohet aksesi për të raportuar, që nga Qeveria, Bashkitë e deri te Partitë politike. KSHM fton FSHF-në që të mos e aplikojë këtë metodë anti-demokratike dhe të dëshmojë që është një institucion modern me standarte perëndimore”, shkruhet në reagim.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?