Admir Thanza

Fshehu vjedhjen në Itali dhe u shkarkua nga vettingu, më pas iu sekuestrua apartamenti dhe garazhi, ish-gjyqtari Thanza rekurs për pasuritë

27 Prill 2022, 12:39| Përditesimi: 27 Prill 2022, 12:40

  • Share

Admir Thanza i shkarkuar dhe i dënuar pak kohë më parë për falsifikim formulari të vetëdeklarimit ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së lartë kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.

Thanza u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim të një apartamenti 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë. Nga ana tjetër, gjatë procesit të vetingut, atij iu zbulua një dënim i fshehur, prej 40 ditësh burg për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.

Po kush është gjyqtari Admir Thanza? Ai është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka përfunduar shkollën si jurist në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999.

Në gjykatën e Shkodrës Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për ty transferuar më pas në Tiranë ku shërbeu për tre vite deri në 2009. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite nga 2004 deri në 2009 ishte dhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas vitit 2009 karriera e Thanzës do të njihte vec ngritje ku nga gjykata e lartë ai u katapultua anëtar i gjykatës kushtetuese me votat e parlamentit.

Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues Thanza do të jepte drejtësi në emër të Republikës si gjyqtar i Lartë. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen Gërdeci si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikan të majtë e të djathtë.

Vetë gjyqtari Thanza nuk e kish deklaruar dënimin as në formularin e Dekriminalizimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në itali.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapllani= tiger: 28/04/2022 10:06

    Te gjithe keta sidomosnky dhe tan broci. Te pa burra dhe me pasuri miljona euro. Tu hiqet licenca e notereve edhe grave te gjyqtareve pasi nepermjet tyre dhe me me kontrata fiktive po pastrojne leket e bera nga korrupsioni.

    Përgjigju
  • Dori: 27/04/2022 13:55

    Ky ka ber kerdin ne Shkoder e Tirane.Ka miliona euro pasuri dhe i sekuestrohet vetem nje apartament.Po dhe ate do ja kthejn se ky esht shtet me drejtesi te qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?