Shefqet Lika dhe Shahe Lika

Fshehu vdekjen e gruas, Apeli lë në fuqi masën arrest në burg për 56-vjeçarin në Kamzë! Nxiti vetëvarjen e bashkëshortes së tij

4 Tetor 2022, 16:02| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 16:18

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë  ka lënë në fuqi masën arrest në burg për Shefqet Likën i cili fshehu të vërtetën për vetëvarjen e bahskëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, ku Shahe Lika bashkëshortja e Shefqet Likës u vetëvar brenda banesës së saj në Kamzë. 56-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg nën akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Shefqet Lika, përballë akuzës për nxitje të vetëvrasjes të nënës së 3 fëmijëve e cila ishte edhe e diagnostikuar me kancer u shpreh para gjyaktës se kishte frikë të denonconte rastin në polici por edhe në familjen e saj.

Dyshimet e policisë se Shefqet Lika ka nxitur me anë  të dhunë fizike e  psikologjike vetëvrasjen e 55-vjeçares u shtuan në momentin që zbuluan se viktima kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin por edhe me motrat e tij.

Tre javë më parë se të ndodhte ngjarja viktima për shkak se të dhunës fizike u largua nga shtëpia dhe u shpërngul tek e motra që jetonte gjithashtu në Kamzë, jo shumë larg çiftit. Një ditë para se të vetëvritej ajo u kthye në shtëpinë e saj, ku besohet që pati sherr të fortë me burrin. Mesditën e së dielës u gjet e varur. Shefqeti nuk njoftoi as policinë dhe as familjarët.

Policia dyshon që gruaja e sëmurë shkoi drejt vetëflijimit për shkak të dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti që njihej si alkoolist. Familjarët e saj nuk lejuan që ceremonia mortore të bëhej nga familja e bashkëshortit, ndaj e morën trupin me vete për ta përcjellë nga shtëpia e vajzërisë, ku morën pjesë edhe fëmijët e çiftit e emigrantë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?