Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim

19 Maj 2023, 11:53| Përditesimi: 19 Maj 2023, 13:40

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe i kërkon GJKKO-së dënimin me 1 vit burg, ose konvertimin e këtij dënimi me 2 vite shërbim prove. SPAK kërkon që Bashkim Dedja të shpallet fajtor për veprat penale të ‘mosdeklarimit të pasurisë’ dhe ‘deklarimit të rremë të pasurisë’. Dedja bëhet i pari ish-gjyqtar që është shkarkuar nga procesi i vettingut për të cilin SPAK kërkon dënimin, ndërsa të tjerë ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu janë ende nën hetim.

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, kjo e fundit kërkon dënimin pas Dedja ka fshehur në deklarime një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë. 

Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij. SPAK thekson se nga hetimi  huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje.

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.

Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese e kaloi shkallen e parë të vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/05/2023 00:50

    1 vit burg,ose 2 vjet prove! Rreze dielli shprese po duken ne qiellin e nxirre nga rete e Vetingut te keta gjykates e prokurore,aq me teper qe keto lloj denimesh qesharake nuk shoqerohen me konfiskime,apo gjoba te renda.Tani e tutje, /me gezim,me kenge e valle po shkojme ne qeli/ per te gjithe keta ish-gjyqetare e prokurore.Po t'i shtohet ketyre denimeve dhe gjykimi i shkurtuar,amnistite,sjellja e mire dhe te prerat e barkut,denimet do te jene baraz sa nje muaj pushime ne Karaibe! Nice!

    Përgjigju
  • Gripi: 19/05/2023 14:52

    Po konfiskim nuk ka? Po akuze per pastrim te produkteve te vepres penale? Nga mbine keto pasuri? Cfare ndryshimi ka ky rast nga ai i Alda Klosit???? Do beni drejtesi ju maskarenjte e SPAK qe paguheni miliona nga taksat e popullit me te varfer te europes apo jeni vetem nje xhakete e kthyer?? Turp

    Përgjigju
    • goni: 19/05/2023 17:19

      jo me vlla, ne shqiperi behesh miliarder nga korrupsioni dhe me pas te vene te besh pune sociale per dy vjet.

  • Emri: 19/05/2023 14:44

    Po Shkelqim Hajdari qe qe nga bari eshte bere miliarder a do shohi vetting ndonje dite? Apo nga qe eshte shok i Edi Rames sdo e gjej gje?

    Përgjigju
  • LORA: 19/05/2023 13:28

    Vetem konfiskimi rrenjesor i pasurive jo-legale eshte ndeshkimi me i merituar per korporaten kusaro-kriminale dhe antishqiptare te dreQesise . Cdo "ndeshkim" tjeter eshte pordhe me rigon ,,,,ose legalizim per hajduterite e tyre.

    Përgjigju
  • OMG: 19/05/2023 12:13

    Paradokset e sistemit tone te drejtesise, akuzohet per fshehje pasurie por jo per korrupsion. Asnje nuk pyet si e beri pasurine qe fshehu? Kjo eshte sa me lare gojen, se asnje dite burg nuk do beje dhe askush nuk do t’i konfiskoje pasurine!

    Përgjigju
  • leshntresh: 19/05/2023 12:13

    KAQ PAK ? po karstriot selita me 1 milion euro pasuri sot nga bari dhish ne 2003 kur do e shofi deren e burgut?! jeni totalisht te njeanshem !

    Përgjigju
  • e drejta: 19/05/2023 11:59

    MERRJANI TE GJITHA KETYRE GJAKPIRESAVE...MASKARENJTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?