Bashkim Dedja

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 6 muaj burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja

13 Shkurt, 10:41| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:03

  • Share

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedaj me 6 muaj burg për fshehje pasurie. Ditën e sotme, Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e Dedjas duke lënë kështu në fuqi dënimin, i cili i konvertohet me 1 vit shërbim prove.

Bashkim Dedja është i pari nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu që u dënua nga GJKKO, pasi u shpall fajtor se ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë, për blerjen e të cilit kishte deklaruar se kishte lidhur një hua 10 mijë euro dhe 15 mijë euro të marrë nga kunati i tij, por sipas SPAK, ky i fundit nuk e justifikonte shumën e dhënë.

Po ashtu, Dedja ka fshehur në deklarimin e tij edhe një apartament me sipërfaqe 60 m2, i ndodhur në zonën Kryemedhenj, të Kavajës. Dedja ka pasur probleme me deklarimin edhe të apartamenti 98 m2 në Tiranë, pasi në deklaratën e vitit 2003 ka dhënë vlerën 1.7 milionë lekë, ndërkohë që vlera sipas kontratës e apartamentit është 1.8 milionë lekë. 

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. Ai është dënuar për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rama: 13/02/2024 13:09

    6 muaj u kputet myth....ku e gjeti pasurine,minimumi eshte korrupsion pasiv ne bashkpunim.jo po s ka prova,provat jane leket

    Përgjigju
  • leon: 13/02/2024 11:54

    Keta jane kriminelat e Sali non grates qe e degjeneruan drejtesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?