I akuzuar se fshehu klandestinët që u gjetën në det, gjykata lë në burg pronarin e një hoteli në Tiranë! Fatos Dusha: Nuk e di për trafikun, kam 3 muaj pa paguar dritat (VIDEO)

13 Janar 2021, 09:53| Përditesimi: 13 Janar 2021, 15:17

  • Share

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë Fatos Dushën, i arrestuar për strehimin e disa prej klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në detin Adriatik pak ditë më parë

Fatos Dusha u arrestua në Tirane si personi që kishte strehuar fillimisht sirianët. Ndaj hotelierit nga Tirana rëndon akuza e dhënies së ndihmës në kalim të paligjshëm të kufirit.Vetë Dusha është shprehur para gjykatës se nuk ka dijeni për trafikun.

"Nuk kam asnjë lidhje me trafikantët, ne jemi një hostel. Vijnë shtetas të huaj për 6- 7 € krevati dhe flenë.  Më akuzojnë si trafikant ndërkohë që kam tre muaj pa paguar ujë e drita.  Edhe 6 muaj më parë më erdhi kontroll drejtoria e policisë së Tiranës, sirianët ia dërgojnë 'locationin' njëri tjetrit se është lirë. Skam asnjë dijeni për trafikun apo lidhjet,  unë ushqehem më këtë punë", ka thënë Dusha para gjykatës.

9 klandestinë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushes. Ai u arrestua në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër person i cili dyshohet se ka strehuar klandestinët sirianë. Mësohet se kanë qenë vetë dëshmitë e refugjatëve, çka kanë orientuar hetimet. Në dëshmitë e  47 Sirianëve,  7 iranienëve dhe 1 egjyptiani thuhet se ata strehoheshin në katin e dytë të një objekti dy katësh, në një kodër të larguar nga banesa të tjera.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?