Mirush Dema

Fshehu dy dënime në Zvicër, i hiqet mandati këshilltarit të PS-së në Kamzës

12 Shkurt 2020, 08:15| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 13:26

  • Share

Me katër vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhje i ka hequr ditën e sotme mandatin këshilltarit të PS-së në Kamzës, Mirush Dema (Troci). Pas verifikimeve, Dema  ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër.

Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t'i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.

Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese. 

Report Tv publikon formularin e vetëdeklarimit të Demës në KQZ para kandidimit, ku pyetjeve nëse ka qenë arrestuar, hetuar apo dënuar brenda apo jashtë vendit i është përgjigjur me 'JO' duke e fshehur.

Ai në formular thotë se në Zvicër ka qenë ndaluar në dhjetor të 2014 për një verifikim, por ka rezultuar i pastër dhe dëbimin në Suedi deri në tetor 2019. Ditën e mërkurë KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar gjetjet e KQZ-së për këshilltarin socialist Mirush Osman Dema (Troci).

(Kliko këtu për të lexuar formularin vetëdeklarimit të Mirush Demës)|

Ora 13:23
Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS-së në Kamzës

Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS-së në Kamzës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?