Pika kufitare në Morinë

Fshehën në bagazhin e BMW-së 17 vjeçaren për ta kaluar ilegalisht në Shqipëri, arrestohen dy të rinjtë në Morinë (EMRAT)

4 Maj 2023, 17:03| Përditesimi: 4 Maj 2023, 17:15

  • Share

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë në Morinë pasi kishin fshehur në bagazhin e makinës një 17 vjeçare me qëllim për të hyrë në Shqipëri.

Në pranga kanë rënë Arbër Morina dhe Niman Krasniqi, të dy 23 vjeçarë me banim në Prishtinë.

Pas kontrollit të detajuar të mjetit tip 'BMW' ku udhëtonin dy të rinjtë, është gjetur në bagazh edhe një adoleshente e cila dyshohet se po ndihmohej nga 23 vjeçarët për të kaluar ilegalisht kufirin.

Nga verifikimet ka rezultuar se e reja me banim në Prishtinë kishte tentuar edhe më parë të hynte në terrirorin e Shqipërisë por nuk ishte lejuar për shkak se ishte nën moshë dhe i duhej të ishte e shoqëruar nga një i rritur.

Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?